Taekwondo club Ulqini


         Kampionati Ballkanik Picture

U mbajtë kampionati Ballkanit në sportin olimpik të Taekwondo-së për të gjitha kategoritë si dhe kampionati për forma
Garuesit e taekwondo-së Ulqini me suksesë  e përfaqësuan Malin e Zi në kampionatin Ballkanit i cili u mbajtë gjatë këtij vikendi me datë 17-18.12.2011 në Beograd. Dymbëdhjetë  medalje për përfaqësuesen e Malit të Zi në kampionatin ballkanit prej tyre  shtatë medalje u takuan garuesve të klubit të taekwondo-së Ulqini.  Në kampionatin Ballkanit u paraqiten 8 shtete me 380 garuesë, në mesin e tyre udhëtojë edhe përfaqësuesja e Malit të Zi e udhëhequr nga kryetrajneri i tkd-së Ulqini njëherit dhe selektor i Malit të Zi për kategorin e kadetëve dhe juniorëve. Kampionati u mbajtë në dy diciplina në dyluftim (kyorugi) dhe forma (poomsae).   Përfaqësuesja e Malit të Zi udhëtoj me 17 garuesë prej tyre 8 garuesë ishin  nga klubi i taekwondo-së Ulqini . Garuesit nga Ulqini që përfaqësuan Malin e Zi ishin: Në diciplinën e dyluftimit, Mersudin Kurti, Artan Fici, Ardiana Karamanaga dhe Nuri Kanaqi, ndërsa në diciplinën e Formave, Fikret Dushku dhe Medina Kanaqi.
Suksesi për Malin e Zi ishte gjithsejtë 12 medalje, prej tyre 2 të argjendëta dhe 10 të bronzëta.
Në diciplinën e dyluftimit  të sukshëm  nga taekwondo Ulqini ishin këto garues.
Sulejman Murati  nënkampion i Ballkanit i cili kurorzohet me medalje të argjendë. Sulejman Murati pati një paraqitje të mirë i cili fiton tre ndeshje mirpo në finale për shkakë të lendimit në dorë mjeku ndërpren garën kështu që finalja u deshtë që të dorzohet.

Me mdalje të bronzit nga taekwondo Ulqini u kurozuan këto garuesë:

Ardiana Karamanaga, Nuri Kanaqi, Mersudin Kurti, Artan Fici.

Ndërsa në diciplinën e Formave nga Ulqini Malin e Zi e përfaqsuan dy garues:

Kryetrajneri i Tkd-së Ulqini Fikret Dushku dhe Medina Kanaqi të cilët u kurorzuan me medalje të bronzit.

Selektori i Malit të Zi Fikret Dushku njëherit dhe garues në diciplinën e formave shprehet: Kampionati Ballkanit ka një randësi për garuesit tanë si dhe për përfaqsuesen e Malit të Zi. Ne japëm maksimumin tonë dhe arritën gjithsejt  12 medalje, më i sukseshmi ishte garuesi Sulejman Murati me tre luftëra të fituara mirpo për fat të keq në finale duhej të ndërpritet ndeshja për shkat të një lendimi të pësuar në dorë. U munduam që të kemi një paraqitje sa më të mirë, mendojë se kemi bërë një zgjidhje të mirë dhe jemi të kënaqur me rezultatin e arritur, shpresojmë që t ëardhmen ti ngrisim edhe më lartë këto rezultate, i falenderojë të gjithë sponsorët për kontributin e dhënë.

Shërbimi informativ i Tkd-së Ulqini


Klubi i Taekwondo-së Ulqini për të tretin vitë me radhë fitues i kupës së Malit të Zi

Gjatë këtij vikendi me datë 27.11.2011 në Podgoric u mbajt kupa e Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së për të gjitha kategorit si dhe kupa e Malit të Zi në diciplinën e formave. 

Klubi i Taekwondo-së Ulqini shkëlqen në Podgoricë në kupën e Malit të Zi i cili u paraqit me 26 garues dhe arriti këtë rezultat: gjithsejt 30 medalje të fituara në të dy diciplinat, prej tyre 19 medalje të arta, 9 medalje të argjendëta dhe  2 medalje të brozëta si dhe 5 kupa. Në rënditje të përgjithshme sipas kategorive taekwondo Ulqini u rendit: Vendi i parë në diciplinën e formave, vendi i parë në kategorin e juniorëve, vendi i parë në kategorinë e kadetëve, kupa e vendit të parë në kategorinë e kadetëve i takojë edhe klubit të taekwondo-së Buduqnost nga Podgorica pasi që numri i pikëve ishte i barabartë me klubin e Ulqinit e poashtu edhe numri i medaljeve, si dhe vendi i dytë në kategorin e pionirëve, ndërsa në renditje të përgjithshme klubi i Taekwodnosë Ulqini u rendit i pari duke fituar kështu edhe kupën e Malit të Zi për vitin 2011.

 Garuesit  nga Ulqini të cilët u kurorzuan me medalje të arta në kupën e Malit të Zi janë: Rrezarta Hysa, Esad Kraja, Rinor Jahja, Nuri Kanaqi, Sulejman Murati, Izedin Kurti, Mersudin Kurti, Artan Fici, Ardiana Karamanaga, Medina Kanaqi.

 Garuesit të cilët u kurorzuan me medalje të argjendëta janë: Sabri Kapllanbegu, Xhenis Tula, Edina Kraja, Amina Kanaqi, Levent Murati, Amir Sukaliq.

 

 Garuesit të cilët u kurorzuan me medalje të bronzeta janë:

Bojan Vladisavljevic.

 Ndërsa në diciplinën e Formave Taekwondo Ulqini u paraqit me 13 garues ku ariti këtë rezultat, 9 të arta, 3 medalje të argjendëta dhe 1 medalje të bronzit.

 Me medalje të arta në diciplinën e formave u kurorzuan këto garues: Esad Kraja, Rinor Jahja, Sulejman Murati, Amina Kanaqi, Nuri Kanaqi, Artan Fici, Mersudin Kurti, Medina Kanaqi, Bojan Vladisavljevic.

Me medalje të argjendëta u kurorzuan këto garues: Edina Kraja, Rrezarta Hysa, Ardiana Karamanaga.

Me medlaje të bronzit u kurorzua: Izedin Kurti.

Më gjërsisht kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku shton: Arritën që ta mbrojmë suksesin e vitit të kaluar, patëm një paraqitje të mirë të të gjithë garuesve pothuajse, ku fituam plotë 30 medalje prej tyre 19 medalje të arta, jemi të kënaqur me rezultatin e arritur për 6 vite punë intensive. Ju uroj suksese nxënësve tanë ndërsa atyre që mbetem pa medalje suksese në garat tjera. Për kupën e Malit të Zi në radhë të parë falenderojmë prindërit e garuesve tanë të cilët ishin ata që na e mundësuan pjesmarrjen tone dhe sponsorin Tapacir kurti.

 

Shërbimi informativ i Tkd-së Ulqini

 

Kampionati MZ pionir junior dhe forma

T
ë dielen me datë 30.10.2011 në podgoricë u mbajtë kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së. Kampionati për kategorinë e pionirëvedhe juniorëve, si dhe kampionati i Malit të Zi në diciplinën e Formave (poomsae). Nga TKD Ulqini shpallen 16 kampion të Malit të Zi në të dy diciplinat. Në diciplinën e dyluftimit në kategorinë e pionirëve u shpallen 4 garues kampion të Malit të Zi, ndërsa në kategorinë e juniorëve 3 garuas shapallen kampion. Në diciplinën e formave nga klubi i TKD-së Ulqini u shpallën 9 garues kampion të Malit të Zi.


 Klubi i Takwondo-së Ulqini konkuroj në të dy diciplinat i cili u paraqit me 23 garues, 12 garues në diciplinën e dyluftimit, dhe 13 garues në diciplinën e formave. Suksei i përgjithshëm për klubin e Taekwondo-së Ulqini ishte gjithësejt 24 medalje, prej tyre 16 të arta 3 të argjendëta dhe 5 të bronzëta.
Shtatë garues shpallen kampion të Malit të Zi nga Tkd Ulqini në diciplinën e dyluftimit dhe nëntë kampion të Malit të Zi nga Tkd Ulqini në diciplinën e formave.
Garuesit  Esad Kraja dhe Edina Kraja ishin pionirët më të sukseshëm të kampionatit ndërsa  Mersudin Kurti juniori më i sukseshëm   të cilët u shpërblyem me nga dy medalje të arta në diciplinën e dyluftimit dhe atë të formave poashtu edhe Rinor Jahja  u shpërblye me dy medalje të arta. Me nga dy medalje u shbërblyen edhe këto garues:  Edina Kraja , Rrezarta Hysa, Artan Fici dhe Ardiana karamanaga.

Me medalje të arta në diciplinën e dyluftimit fituan:
Mersudin Kurti
Esad Kraja
Rreazarta Hysa
Rinor Jahja
Edina Kraja
Artan Fici
Ardianana Karamanaga

Me medalje të argjendë u shpërblye:
Florijan Efendija

Me medalje të bronzët u shpërblyen:
Sabri Kapllanbegu
Xhenis Tula
Amir Sukaliq

Ndërsa në diciplinën e formave me medalje të argjëndë gjegjësisht kampion të Malit të Zi janë:
Esad Kraja
Sulejman Murati
Amina Kanaqi
Artan Fici
Rinor Jahja
Bojan Vladisavljevic
Nuri kanaqi
Mersudin Kurti
Medina Kanaqi

Me medalje të argjendë u shpërblyen:
Ardiana Karamanag
Rrezarta Hysa

Me medalje të bronzit u shpërblyen:
Edina Kraja
Izedin Kurti

Në diciplinën e formave klubi i taekwondo-së Ulqini u rendi në vendin e parë.
Ky ishte edhe një sukses i klubit të taekwondo-së Ulqini në kampionatitn shtetëror , iu uroj suksese garuesve tanë të cilët dhanë kontributin e tyre në këtë kampionat dhe patën një paraqitje jashtzakonisht të mirë ku me dinjitet përfaqsuan qytetin e Ulqinit. Falenderoj prindërit e garuesve tanë të cilët na mundësuan pjesmarrjen tonë, ishin ata që finaciarisht kontrbuan për nxënësit tanë.

Taekwondo Serbia Open 2011

Me datë 22-23.10.2011 në Beograd u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Galeb trophy Serbia open 2011” në sportin olimpik të Taekwondo-së. Turneu ishte  i kvalitetit të lartë i kategorisë superiore  turneu “A class” turne në të cilin marrin pjesë garuesit më të mirë dhe më kvalitativ i cili  ishte i  organizuar nga federata e Taekwondo-së së Serbisë nën mbikqyrjen e federatesë  europiane të Taekwondo-së.
Në këtë turne  u paraqitën 146 klube 33 shtete me 930 garues.  Klubi i Taekwondo-së Ulqini për shkaqe finaciare u paraqit me vetëm një garues.
Garuesi që e prezantojë qytetin e Ulqinit ishte Mersudin Kurti njëri ndër garuesit më të sukseshëm të këtij klubi. Garuesi Mersudin Kurti u paraqit në kategorinë e kadetëve -61 kg, ku në atë kategori ishin plotë 47 garuesë, dhe rruga ishte e gjatë deri te medalje. Mersudini pati një paraqitje të mirë mirpo pa suksesë ku në sekondat e fundit humbë nga përfaqsuesi kroat me rezultatin e ngusht 6:5.
Kryetrajneri Fikret Dushku shprehet: Turneu ishte i një niveli të lartë kategoria superiore apo klasa A e cila udhëhiqet nga federate europiane. Turneu zgjati për dy ditë rreshtë konkurrenca ishte tejet e lartë. Ne u prezantuam me një garuesë ku për shkaqe financiare nuk arritëm që t’iu japim shancën edhe garuesve tjerë pasi këto turne janë me çmime shumë të larta, sidoqoftë  ne në këto turne kërkojmë përvojë dhe eksperiencë ndërkombëtare dhe ishte një kënaqësi të bëshë garë  në mesin e medalistëve olimpik, botërorë dhe europian. Ajo edhe çka mësë shumti na mungon është eksperienca dhe karakteri ndërkombëtarë dhe pikërisht kjo ishte edhe arsyeja e pjesmarrjes tonë. Poashtu jemi duke punuarë dhe synojmë që edhe ne një ditë të arrijme  medalje të këtyre turneve pasi dihet se këtu paraqiten garuesit më të mirë në ranglistën botërore ku nuk munguan që të paraqiten  edhe garuesit me medalje botërore e madje edhe olimpike nga 4 kontinentet e botës me një numur prej 33 shteteve.
Një kërkesë e kemi nga të gjithë ata që kanë mundësi ta mbështesin klubin e Taekwondo-së Ulqini financiarishtë si nga komuna e Ulqinit nga afaristët tanë e poashtu edhe nga diaspora  në mënyrë që ta ndihmojë klubin e Taekwondo-së Ulqinit i cili është një klub që vazhdimisht sjell medalje dhe kupa nga vendi dhe jashtë vendit.
Falenderojmë sponsorët të cilën na e mundësuan pjesmarrjen në këtë turne si: Tapacir Kurti, Restaurant Alfa, Tula company, Dani company, Kallaba company, sporsorin mediatik Tv Teuta, shtypin javor koha javore, webfaqet lajme nga Ulqini, Promul Ulqin si dhe të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona.
 

 Taekwondo "Sarajevo Hadzici open 2011"

Picture Taekwondo  Ulqini suksesi vazhdon, 12 medalje të fituara në turneun e hapur "Sarajevo Hadzici open 2011". Të shtunen me datë 17.09.2011 ne Sarajev u mbajt turneu ndërkombëtar “Sarajevo Hadzici open 2011”.  Në këtë turne u paraqiten 5 shtete 23 klube me 340 garues. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 16 garues, suksesi i klubit të Taekwondo-së Ulqini në këtë turne ishte gjithsejtë 12 medalje të fituara prej tyre 5 medalje të arta, 2 të argjendëta dhe 5 medalje të bronzëta.  Nga klubi i tkd-së Ulqini Edina Kraja shpallet garuesja më e mirë e turneut në kategorinë e kadetëve të rinjë e cila arrinë të firojë 4 gara dhe shpërblehet me medalje të arte dhe me një kup.



Medalistët e Artë për këtë turne janë:
      Mersudin Kurti
      Sulejman Murati
      Amina Kanaqi
      Edina Kraja
      Bojan Vladisavljevic
Medalistet e argjend janë:
      Artan Fici
      Ardiana Karamanaga
Medalistët e bronzët janë:
      Esad Kraja
      Nuri Kanaqi
      Amir Suka
      Allmedin Suka
      Levendt Murati
Falenderojmë sponsorët të cilët na përkrahen për këtë turne ata janë:
Tepacir Kurti, Cungo&co, Kallaba company, Caffe Venus, Gradja Commerce, concordia commerce, Nimani company si dhe prindërit e garuesve. I falenderojmë të gjithë sponsorët tanë duke iu uruar suksese ne punën e tyre.

Takwondo Ulqini Korcula Open Croatia

Picture Gjatë kësaj fundjave në ishullin e Korçullës u mbajtë turneu ndërkombëtar "Korçula open Croatia" 2011.
Nga klubi i taekwondo-së Ulqini morën pjesë vetëm dy garues, Artan Fici dhe Mersudin Kurti ishin këta të vetmit që përfaqsësuan qytetin e Ulqinit në këtë turne ndërkombëtar. Për arsye të sezonit turistik klubi i taekwondosë Ulqini nuk arrinë që të marrë pjesë me një numër më të madhë garuesishë, madje edhe vetë trajneri i këtij klubi Fikret Dushku nuk ishte prezent në këtë turne, kështu që nxënësit udhëtuan së bashku me klubin nga Kosova tkd "DON" të cilët ishin për pushime verore në Ulqin.
Mersudin Kurti arriti të fitoj vendin e parë duke u shpërblye me medaljen e artë i cili për të tretin vit me radhë fiton medaljen e artë në këtë turne. Ndërsa Artan Fici arrinë të fitoj dy gara ndërsa në finale humbë nga përfaqësuesi kroat dhe keshtu fiton vendin e dytë duke u shpërblye me medaljen e argjendët. Ishin këta dy garuesit tanë që përfaqësuan klubin e taekwondo-së Ulqini si dhe qytetin e Ulqinit në këtë turne ndërkombëtarë ku morën pjesë 8 shtete  32 klube me mbi 400 garues. Turneu u mbajtë në ambiemtë të hapur në qendën e qytetit të Korçullës i cili zgjati dy ditët e vikendit.
Njëherit i urojmë suksese dy garuesve tanë të cilët arritën sukses edhe pa prezencën e trajnerit.

 

Fikret Dushku me çërtifikatë ndërkombëtare

Picture
Kyung Hee Univesity
Nga data 18 qershore deri me 10 korrik në Koren e jugut u mbajtë seminari 20 ditorë për trajnerë ndërkombëtarë e oraganizuar nga federata botërore e Taekwondo-së.Nga Mali i Zi në këtë seminarë mori pjesë kryetrajneri i klubit të taekwondo-së Ulqini Fikret Dushku.Në këtë seminar trajneri i KT Ulqinit u tregua i sukseshëm i cili në testin final u shpërblye me çertifikatë ndërkombëtare.Në këtë seminarë morën pjesë 22 trajnerë nga 20 vende të botës. Seminari u organizua në universitetin "Kyung Hee" i cili zgjati plotë tre jave.Për më gjatë Fikret Dushku shprehet:

Së pari falenderoj federatën e Malit të Zi që ma mundësuan pjesmarrjen time në këtë seminarë të organizuar nga federata botërore në universiteti më të lart të taekwondo-së në Koren e jugut. Seminari ishte i vlefshëm dhe shumë i qëlluar por i ngarkuar si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, në fund iu nënshtruam testit final ku falë Zotit u tregova i sukseshëm dhe arrita të shpërblem me çertifikatë ndërkombëtare për instruktor në mesin e trajnerë tjerë të cilët u treguan të sukseshëm e për fat të keq kishte edhe prej atyre trajnerëve të cilët nuk arritën të shpërblehen me liçensë ndërkombëtare, për shkak të suksesit jo pozitiv. Seminari ishte i përbër prej 12 kapitujshë si: Sparingu i taekwondo-së, demonstrimi, format në taekwondo, ndihma e parë dhe lidhja, ushqimi i sportistit, psikologjia e sportistit, fiziologjia e sportistit, fleksibiliteti në taekwondo, fitnesi fizikal në taekwondo, aerobiku në taewkondo, historiku dhe filozofia e taekwondo-së. Ishte një kënaqësi e vaçantë të stërvitesh nga profesorët e këtij universiti e sidomosë nga trajneri i sparingut Chang Myung Sam 4 herë kampion i botës, fitues i medaljes së artë si dhe trajner i ekipit të kukkiwonit. Seminari ishte shumë i ngarkuar i cili u realizua për tre jave nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9.30 e mbrëmbjes me disa pauza ndërmjet. Universiteti ishte i pajisur me të gjitha kushtet sportive e medicinale si dhe me teknologjine bashkohere sportive.

 

Taekwondo Kampionati i Malit të Zi 2011 Kadet dhe Senior

Picture
Të dielen me datë 12.06.2011 u mbajtë kampionati i Malit të Zi për kadet dhe senior në sportin olimpik të Taekwondo-së

9-të kampion të Malit të Zi nga Ulqini

Gjatë këtijë  vikendi në Podgoricë u mbajtë kampionati i rregulltë për vitin 2011 në  Malit të Zi për kategorin e kadetëve dhe seniorëve. Në këtë  kampionatë  si zakonisht u paraqitë edhe klubi i Taekwondo-së  Ulqini .

Në këtë kampionatë Taekwondo Ulqini u paraqitë me 15 garues , 12 garues në kategorinë e kadetëve dhe 3 garues në kategorinë e seniorëve.
Rezultati i klubit të Taekwondo-së Ulqini në kampionatin e rregullt të Malit të Zi për vitin 2011 ishte si në vijim: Bilanci i medaljeve; gjithsejtë  12 medalje, medaljet e fituara janë:  9 të arta, 2 të argjendëta dhe 1 të bronzit.
Kampion të Malit të Zi për vitin 2011 nga klubi i Taekwondo-së Ulqini të cilët u shpërblyen me medalje të arta ishin këto garues:
Mersudin Kurti
Ardiana Karamanaga
Medina Kanaqi
Nuri Kanaqi
Amina Kanaqi
Sulejman Murati
Levent Murati
Rinor Jahja
Amir Sukaliq

Nënkampion të Malit të Zi për vitin 2011 të cilët u shpërblyen me medalje të argjendë ishin këto garues:
Arben Kollari ku për shkak të lëndimit ishte i detyruar që ta dorzojë luftën me lejen e mjekut
Izedin Kurti

Ndërsa me medalje të beronzit u shpërblye:
Bojan Vladisavljevic

Më gjërsisht kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku shton:  Në këtë kampionatë treguam edhe njëher kvalitetin tonë, arritëm sukses  të lartë që për vitin 2011 të kemi  9 kampion në Mal të Zi nga klubi ynë në dy kategori si ajo e kadetëve dhe seniorëve, dhe tani kanë mbetë edhe dy kategori  tjera si ajo e pionirëve dhe e juniorëve ku shpresojmë se edhe aty do të kemi kampion dhe ta ngrisim numrin e kampionëve në Mal t ë Zi nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Kampionati i Malit të Zi për pionirë dhe juniorë do të mbahet në pjesën e dytë të sezonit të garave diku rreth muajit tetor.  Jemi të kënaqur për suksesin e arritur shpresojmë se edhe në të ardhmen do të mundohemi ti përsësrisim këto suksese me këto garuesit tanë të cilët po bejnë një stërvitje shumë të mirë. Jemi në pregatitje për turnirin ndërkombëtarë “Sarajevo Olympic  Open” pastja për  kampionatin europian për kategorinë e kadetëve do mundohemi të japim maksimumin e forcave tona që të arrijmë edhe më tutje suksese si në vend ashtu edhe jashtë vendit.
I përshëndesë të gjithë garuesit që arritën fitore duke ju uruar suksese në jetë, poashtu falenderojë sponsorët që na ndihmuan që këto suksese ti ndajmë  sebashku me gjithë bashkëvendasit tanë ata janë: Tapacir Kurti, Kallaba company, Gradja commerc, Milla impex, Hermetik, res, Rozafa, res. Alfa, Cungu &co, Ardi company, Blini com, sport caffe Avanti. Ju urojmë suksese Afaristëve tanë në punën e tyre dhe njikohësisht ju kërkojmë ndjesë për shqetësime. Një falenderim të posaçëm ja dedikojmë  prindërve të garuesve  tanë të cilët ishin ata që dhanë kontributin më të madhë  për arrijtjen e këtij rezultati.
Përshendetje për të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tonë si sponsorët mediatik Tv Teuta, web faqet, Promul Ulqin, Lajme nga Ulqini, revista koha javore.

 

TAEKWONDO KARLOVAC OPEN 2011

Picture Të shtunden me datë 28.05.2011 në Kroaci u mbajtë turniri ndërkombëtar “KARLOVAC OPEN 2011” në sportin olimpik të Taekwondo-së
Klubi i Taekowndo-së Ulqini fitues i kupës së Karllovacit në diciplinën e formamave.
Gjatë këtij vikendi klubi i taekwondo-së Ulqini mori pjesë në turnirin ndërkombëtar Karllovac open 2011. Turniri ishte i një niveli të lartë ku në këtë turnir u paraqitën rreth 700 garues prej 61 klubeve dhe 10 shtete.
Në këtë turnirë klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues, të cilët konkuruan në dy diciplina në diciplinën e formave dhe atë të dyluftimit.
Rezultati për klubin e taekwondo-së Ulqini ishte: gjithsejtë 16 medalje, 6 të arta, 4 të argjendëta dhe 6 të bronzit.
Në diciplinën e dyluftimit garuesit e klubit të taekwondo-së ulqini garuan me emrin Montenegro Team ku së bashku ekipi nga Mali i Zi ishte i përbër prej 31 garuesish, të cilët dhanë kontributin që ekipi i montenegro team të fitoj kupën e vendit të tretë ne plasmanin gjenral.
Medaljet e fituara nga Klubi i Taekwondo-së Ulqini ishin:
Në diciplinën e dyluftimit me medalje të artë u kurorzuan këto garues:
1. Mersudin Kurti
2. Bojan Vladisavljević
Medalje të bronzit arritën këto garues:
1. Amina Kanaqi
2. Artan Fici
3. Edina Kraja
Ndërsa në diciplinën e formave klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton kupën e vendit të parë në plasmanin gjenaral ku arriti këtë rezultatë:
Medalje të artë fituan:
1. Ardiana Karamanaga
2. Bojan Vladisavljević
3. Mersudin Kurti
4. Esad Kraja
Medalje të argjend fituan:
1. Sulejman Murati
2. Nuri Kanaqi
3. Medina Kanaqi
4. Artan Fici
Medalje të bronzit fituan:
1. Amina Kanaqi
2. Rinor Jahja
3. Fikret Dushku
Në këtë garë konkuroj edhe trejneri i klubit të taekwondo-së Ulqini Fikret Dushku i cili zuri vendin e tretë. Falenderojmë sponsorët tanë të cilët na ndihmuan për të arrit këtë rezulatat si: Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi, Tapacir Kurti, Kallaba company si dhe prindërit e garuesve tanë.

 

Federeta e taekwondo-së së Malit të Zi, shpalli zyrtarisht sportistet më të suksesshëm për vitin 2010

Picture Nga klubi i taekwondo-së Ulqini u zgjodhen 4 sportiste si më të suksesshëm për vitin 2010.
Sportistet nga klubi i taekwondo-së Ulqini janë.
Nuri Kanaqi e cila shpallet si pionirka më  e sukseshme e vitit 2010
Rinor Jahja pioniri më i sukseshëm
Mersudin Kurti kadeti më i sukseshëm
Ardiana Karamanaga kadetja më e sukseshëm

Ajo që i ngriti sportistët tanë si më të sukseshëm padyshim janë rezultatet e arritura në si ne vend ashtu edhe në arenën ndërkombetare, jemi të kënaqur për rezultatet e arritura të nxënësve tanë të cilat rrezultate edhe i ngritën në nivel të lartë gjë që u shpallen edhe si sportistet e vitit më të suksesshëm. Shpresojmë se edhe vitet tjera do të mundohemi që ti vazhdojmë këto rezultate, duke ju uruar suksese nxënësve tanë si dhe gjithë sportisteve tjerë në qytetin tonë.

 

Taekwondo “ 7  Omega  Open  2011” -  Beograd


Klubi i Taekwondo-së Ulqini  sjell 10 medalje nga arena ndërkombëtare

Te shtunën me datë 05.03.2011 ne Beograd u mbajt turniri ndërkombëtar  “Taekwondo Omega open”

Ned kite turnirë u paraqitën 9 shtete, 39 klube me 482 garues. Turniri ishte i një niveli të lartë me një konkurencë të fortë. Klubi i Taekwondo-së Ulqini e fillon sezonin e parë të vitit 2011 me suksesë të lartë si zakonisht në arenën ndërkombëtare, i cili u paraqit me 11 garues.

Shtetet pjesmarrëse ishin: Serbija, Mali i ZI, Kroacia, Bosna, Meqedonia, Sllovenija, Çekia, Suedia dhe Polonia.

Ne këte turnirë me vështirësi të shumta arriti edhe klubi i vetëm nga Ulqini që të paraqitet klubi i Taekwondo-së Ulqini.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini pati një paraqitje të mirë ku arrinë këto rrezultate:
Gjithësejt:  10 medalje,  prej tyre 4 të arta, 3 të argjendëta dhe 3 të bronzëta:

Me medalje të arta u kurorzuan këto garues:

1.     Nuri Kanaqi

2.     Mersudin Kurti

3.     Sulejman Murati

4.     Rinor Jahja

Me medalje të argjendëta u shpërblyen keto garues:

1.     Ardiana Karamanaga

2.     Bojan Vladisavljević

3.     Izedin Kurti

Me medalje të bronzëta u shpërblyen keto garues:

1.     Artan fici

2.     Medina Kanaqi

3.     Allmedin suka

Klubi i Taekwondo-së Ulqini pati një bilanc prej 12 fitoresh dhe 3 humbje, dhe kjo përbën edhe një sukses për Taekwondo-në e Ulqinit.

Siç  kemi cekur edhe më heret  për shkak finacave nuk kemi mundësi të marrim pjesë me një numër edhe më të madhë garuesishë e poashtu edhe në shumë gara tjera nuk do të kemi mundësi që të paraqitemi, për këtë arsye jemi fokusu ne disa gara që kanë nivel më të lartë në rangun ndërkombëtarë.  Edhe kjo garë ishte një prej atzre garave me  nivel të lartë ku morën pjesë 9 shtete dhe përveç shteteve rajonale në këtë turnir u paraqiten edhe disa shtete tjera si Suedia, Çekia, Polonia, Sllovenia etj. Në këtë turnir përveç klubeve Serbe u paraqit edhe përfaqësuesja e Serbisë në kategorin e kadetëve dhe juniorëve kështu që kavliteti ishte akoma edhe më i lartë. Nxënësit tanë patën një paraqitje të mirë çka edhe vet rezultati tregon, mirpo mbetet ende punë për të arritur te një kvalitet edhe më i lartë. Falenderoj sponsorët të cilët na përkrahen si dhe një falendrim i veçantë për prindërit e nxënësve tanë të cilën bënë të pamundërën vetem e vetëm që të marrim pjesë në këtë turnir.  Falenderojmë të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona si dhe fansat tanë duke ju deshiruar të gjithve shëndet lumturi dhe suksese në jetën tuaj.

 

Klubi i Taekwondo-së Ulqini për të dytin vitë me radhe fitues i kupës së Malit të Zi

 

Gjatë këtij vikendi me datë 12.12.2010 në Podgoric u mbajt kupa e Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së për të gjitha Kategorit si dhe kampionati në diciplinën e formave.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini në kupën e Malit të Zi për vitin 2010 u paraqit me 29 garues.
Klubi i Taekwondo-së ulqini në kupën e Malit të Zi arriti këtë rezultat: gjithsejt 30 medalje të fituara në të dy diciplinat, prej tyre 20 medalje të arta, 8 medalje të argjendëta dhe  2 medalje të brozëta si dhe 4 kupa. Në rënditje të përgjithshem sipas kategorive taekwondo ulqini u rendit: Vendi i parë gjegjësisht kupa e vendit të parë në kategorin e Pionerëve, vendi i parë në kategorin e Kadetëve dhe vendi i tretë në kategorin e Seniorëve, ndërsa në renditje të përgjithshme klubi i Taekwodnosë Ulqini u rendit i pari duke fituar kështu edhe kupën e Malit të Zi.
Në kupën e Malit të Zi Taekwondo Ulqini arrinë gjtisejt 22 medalje prej tyre, 15 medalje të arta, 5 të argjendëta, dhe 2 të bronzëta.
Garuesit e nga Ulqini të cilët u kurorzuan me medalje të arta janë: Esad Kraja, Nuri Kanaqi, Amina Kanaqi, Rinor Jahja, Xhenis Ukoshata, Ilderina Ukoshata, Rrezarta Husiq, Izedin Kurti, Sulejman Murati, Medina Kanaqi, Artan Fici, Ardiana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq, Amir Suka dhe Allmedin Suka. Garuesit të cilët u kurorzuan me medalje të argjendëta janë: Blendi Çapriqi, Edina Kraja, Ramazan Jahja, Besnik Shata, dhe Ardijan Zenuni.

Garuesit të cilët u kurorzuan me medalje të bronzeta janë:
Mersudin Kurti dhe Levent Murati.

Ndërsa në diciplinën e Formave Taekwondo Ulqini u paraqit me 8 garues ku ariti këtë rezultat, gjithsejt 8 medalje, 5 të arta dhe 3 medalje të argjendëta.
Me medalje të arta në diciplinën e formave u kurorzuan këto garues:

Mersudin Kurti, Medina Kanaqi, Esad Kraja, Nuri Kanaqi dhe Rinor Jahja.

Ndërsa me medalje të argjendëta i fituan këto garues:

Sulejman Murati, Amina Kanaqi, dhe Ardiana Karamanaga.

 

Taekwondo Kampionati i Malit te Zi

Gjatë këtij vikendi me datë 17.10.2010 në Podgoric u mbajt kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së për kategorinë e pionirëve, kadetëve dhe juniorëve.

Klubi i Taekowndo-së Ulqini kampion i Malit të Zi, shkëlqen me 14 medalje të arta, gjegjësisht 14 kampion në Mal të Zi nga KT Ulqini.

Klubi i taekwondo-së ulqini u paraqit me 23 garues, ku për shkaqe finaciare klubi i taekwondo-së Ulqini nuk arriti që të marrë pjesë me një numër edhe më të madhë garuesish, kështu që u detyruan  të marrin pjesë me garuesit më perspektiv.

Rezultati i klubit të taekwondosë Ulqini në këtë kampionat ishte rezultati më i lartë i arritur deri më tani në kampionatin e Malit të Zi: KT Ulqini arrinë të grumbulloj gjithësejt 20 medalje, prej tyre 14 medalje të arta, 4 medalje të argjendëta, dhe 2 medalje të bronzëta.

Garuesi nga klubi i Taekwondo-së Ulqini Esad Kraja ishte garuesi më i mirë i kampionatit në kategorin e pionirëve, Medina Kanaqi garuesja me e mirë në kategorin e kadetëve, dhe Mersudin Kurti garuesi më i mir në kategorin e kadetëve.

Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini  dolën 14 kampionë për këtë vitë të cilët u kurorzuan me medalje të arta:

Nuri Kanaqi, Amina Kanaqi, Rinor Jahja, Bojan Vladisavljeviq, Esad Kraja, Ardiana Karamanaga, Medina Kanaqi, Adelisa Muslijeviq, Sulejman Murati, Amir Suka, Artan Fici, Mersudin Kurti, Raif Bilali dhe Adrijan Zenuni.

Nënkampionët e Malit të Zi për kët vitë nga klubi i taekwondo-së Ulqini të cilët u kurorzuan me medalje të argjendëta arritën këto garues:

Edina Kraja, Blendi Çapriqi, Ramazan Jahja dhe Arijeta Zati.

Kurse me medalje të bronzëta u kurorzuan këto garues:

Rrezarta Husiq dhe Izadin Kurti.

Më gjërsisht kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku shton:  Në këtë kampionatë treguam suksesin më të lartë deri më tani, arritën që për vitin 2010 të kemi 14 kampion në Mal të Zi nga klubi ynë. Jemi të kënaqur për suksesin e arritur shpresojmë se edhe në të ardhmen do të mundohemi ti përsësrisim këto suksese me këto garuesit tanë të cilët po bejnë një stërvitje shumë të mirë. I përshëndes të gjithë garuesit e në veçanti 14 kampionët tanë duke ju uruar suksese në jetë.  Dëshiroj të falenderoj sponsorin kryesorë të klubit tonë, Tapacir Kurti, dhe të gjithë prindërit e garuesve të cilët na mundësuan pjesmarrjen tonë në këtë kampionatë.

 

Olympic open Sarajevo 2010

Klubi i Taekwondo-së Ulqini në vazhdim të sukseseve ndërkombëtare

Gjatë kësaj fudjave me datë 02.10.2010 në Sarajevë u mbajt turniri ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së për të gjitha kategorit. Turniri ishte i një niveli të lartë me karakter ndërkombëtarë, ku në të u paraqiten 9  shtete 33 klube me afro 500 garues, Në këtë turnirë u paraqit edhe  klubi i taekwondo-së Ulqini që ishte  i vetmi nga Mali I Zi. Klubi i Taekwondo-se Ulqini për shkaqe financiare në këtë turnir u paraqit me vetem 5 garuesë ku të gjithë treguan suksesë. Garuesit pjesëmarrës ishin, Arijeta Zati, Ardiana Karamanaga, Medina Kanaqi, Artan Fici dhe Esad Kraja. Suksesi I klubit të taekwondo-së Ulqini edhe në këtë turnir u dëshmua duke fituar 5 medalje prej tyre 2 të argjendëta dhe 3 të bronzeta.

Medaljet e argjendëta i fituan: Artan Fici, dhe Esad Kraja

Medaljet e brozëta i fituan garuesit:  Arijeta Zati, Medina Kanaqi dhe Adrijana Karamanaga.

 

Kryetrajneri Fikret Dushku për këtë rezultat shprehet: Arritëm edhe një  sukses  ndërkombëtarë, në një turnir të fortë siç ishte turniri Sarajevo Olympik Open, në një konkurencë të fortë ku rruga deri te medalje ishte e gjatë. Në mesin e garuesve cilësor garuesit tanë arritën të fitojn nga një fitore përvec Esad Kraja i cili arrin të fitoj dy dyluftime në një konkurrenc prej 18 garuesish në kategori e tij. Përzemërsisht i falenderoj prindërit e garuesve tane si dhe sponsorin Tapacir Kurti të cilit ishin ata që na mundësuan pjesmarrjen tonë në këtë turnir internacional, poshtu i përshendesim të gjithë fansat tonë si dhe ata që na përkrahin në sukseset tona, ju faleminderit të gjithve.

 

Taekwondo Theranda Open 2010 Kosova


Gjatë kësaj fudjave me datë 25.09.2010 në Kosovë u mbajt turniri ndërkombëtarë në sportin olimpik të  Taekwondo-së. Në këtë turnirë nuk mungojë as klubi I qytetit tone klubi I taekwondo-së Ulqini.
Gara ishte e një niveli të mesëm me karakter ndërkombëtarë, ku në të u paraqiten 4  shtete 18 klube me afro 200 garues.
Klubi i Taekwondo-se Ulqini në këtë turnir u paraqit me 22 garuesë.
Suksesi I klubit të taekwondo-së Ulqini në këtë turnir nuk mungoj duke arritur të fitoj gjithësejt 20 medalje,  prej tyre 15 të arta, 4 të argjendëta, dhe vetëm 1 bronzët.
Garuesi Esad Kraja shpallet garuesi më I mirë I turnirit në konkurrencën e kadetëve të rinjë, ndërsa në rënditjen e përgjithshme klubi I taekwondo-së Ulqini  u rëndit I dyti duke fituar kupën e vendit të dytë.

Ajo çka mësëtepërni e ngritë suksesin e klubit të taekwondo-së Ulqini janë fitoret e garuesve tanë të cilët arritën plot 23 fitore dhe vetem 3 humbje
Me medljen e artë u kurorzuan keto garues:
Rinor Jahja, Esad Kraja, Nuri Kanaqi, Amina Kanaqi, Ramazan Jahja, Bojan Vladisavljeviq, Sulejman Murati, Mersudin Kurti, Artan Fici, Raif Bilali, Adrijana Karamanaga, Medina Kanaqi, Adelisa Muslijeviq, Allmedin Suka dhe Arijeta Zati e cila kurorzohet me dy medalje, ishte kjo garuesja që konkuroj ne dy konkurrenca atë të juniorëve dhe seniorëve dhe e cila fiton medalje të artë ne konkurrencën e seniorëve ndërsa medalje të argjendë në konkurrencën e juniorëve.

Medaljet e argjendëta I fituan:
Blendi Çapriqi, Arijeta Zati, Adnan Hasa dhe Arben Kollari.

Medaljen e brozët e fitoi garuesi Izadin Kurti.

Kryetrajneri Fikret Dushku për këtë rezultat shprehet: Kjo përbën edhe një sukses të lartë të klubit të taekwondo-së Ulqini në arenën ndërkombëtare, mendoj se jemi në një rrugë të vazhdueshme të sukseseve pa ndërprerje. Garuesit tane treguen kvalitet të lartë  dhe me dinjitet përfaqsuam qytetin e Ulqinit si sportista ndërkombëtarë. Përsonalisht iu uroj suksese garuesve tane ne turniret e ardhshme, njikohëshisht falenderoj prinderit e garuesve të cilët bënë të pamundërën që të marrim pjesë në këtë turnir si dhe  sponsorin tapacir kurti.

Taekwondo "Korcula Open Croatia 2010"

Gjatë këtij vikendit me datë 21-22.08.2010 u mbajt Turniri ndërkombëtarë në sportin olimpik të  Taekwondo-së.
Suksesi i KT Ulqnit në arenën ndërkombëtare u dëshmua edhe njëherë me arritje të lartë  ku në mesin e 8 shteteve dhe 28 klubeve KT Ulqini i sjell qytetit tone edhe dy trofe, kupën e vendit të parë në diciplinen e formave dhe kupen e vendit të tretë  në rënditjen e përgjithshme.
Turniri u mbajt në ujdhesën e bukur të korçullës në një ambient të hapur ne qendër të qytetit.
Në këtë turnirë morën pjesë 8 shtete, 28 klube me afro 400 garues. Garat u zhvilluan në dy diciplina, në diciplinën e dyluftimit dhe diciplinën e formave.
Klubi i Taekwondo-se Ulqini në këtë turnir u paraqit me 11 garues prej tyre 8 garuesë konkuruan në dy diciplina.
Suksesi i KT Ulqinit në këtë turnir është: Gjithsejt 17 medalje 5 të arta, 5 të argjendëta, 7 të bronzëta dhe 2 kupa, Kupa e vendit të parë ne diciplinën e formave dhe kupa e vendit të tretë ne plasmanin gjeneral.
Me nga 2 medalje u kurorzuan këto garues të cilët kanë konkuruar në dy diciplina si ajo e formave dhe dyluftimi:
Izedin Kurti, Sulejman Murati, Medina Kanaqi, Adriana Karamanaga, Nuri Kanaqi, Rinor jahja, Esad Kraja. Me një medalje u kurorzuan këto garues: Arijeta Zati, Mersudin Kurti, dhe  Artan Fici.

Falenderojmë Sponsorët: Tapacir Kurti, Cungu & Co, Kallaba company dhe Ardi company, nje falenderim i vecant shkon per prinderit e garuesve tane.

Fotot mund ti shifni ne faqen (pages) Taekwondo Ulqini club.

 

Taekwondo TROFEU I BEOGRADIT 2010

Gjatë vikendit klubi i Taekowndo-së Ulqini u paraqitë në turnirin e 11 ndërkombëtarë TROFEU i BEOGRADIT i cili u mbajtë me datë 01.05.2010 në Beograd. Turniri ishte i nivelit të lartë, në këtë turnir u prezantuan 12 shtete me rreth 400 garues. Në këtë turnirë udhëtoj edhe përfaqësuesja e Malit të Zi i përbër prej 17 garuesish, e në mesin e tyre ishin edhe 7 garues nga Klubi i taekowndo-së Ulqini. Garuesit nga KT Ulqini të cilët u paraqitën në këtë turnir me përfaqësuesen e Malit të Zi ishin nga kategoria e kadetëve: Adriana Karamanaga, Medina Kanaqi, Artan Fici, Mersudin Kurti, Sulejman Murati, Izedin Kurti, Rinor Jahja. Konkurrenca në kategorin e kadetëve si zakonisht ishte shumë e lartë, dhe me garues kvalitativ si nga Greqia, Sllovakia, Gjermania etj. Turniri u zhvillua në 6 arena dyluftimi.
Rezulatatet e KT Ulqinit ishin gjithësejt 5 medalje prej tyre 3 te argjendëta, dhe 2 të bronzëta.
Me medalje të argjendëta u shpërblyen: Adriana Karamanaga e cila arrinë të fitojë 2 dyluftime dhe në dyluftimin e fundit për shkak të lëndimit u desht të dorzojë garën, Artan Fici i cili ishte më i sukseshmi, arrinë të fitojë 3 dyluftime dhe garuesi i trete i cili kurorëzohet me medalje të argjendët është Rinor Jahja poshtu me 2 dyluftime të fituarë.
Garuesit me medalje të bronzet janë: Sulejman Murati dhe Medina Kanaqi me nga 1 dyluftim të fituarë.
Garuesi Mersudin Kurti njëri ndër garuesit më të sukseshëm e KT Ulqinit në kategorinë e kadetëve për fat të keq edhe ai u deshtë të dorzojë garën që në dyluftimin e parë për shkak të lëndimit në këmbë.
Garuesit e kategorisë së kadetëve treguan një suksesë të lartë në arenën ndërkëmbëtare duke e rritë numrin e medalje ndërkombëtare dhe me këtë dëshmuan për kvalitetin e tyre ku garuesit e KT Ulqinit arritën të fitojn gjithsejt 9 dyluftime në një garë kvalitative siç ishte Trofeu i Beogradit. Falenderojmë sponsorin e vetem Tapacir Kurtin dhe prinderit e nxënësve tane të cilët na mundësuan pjesëmarrjen në këtët turnir, poashtu falenderojmë të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona si dhe fansat tanë. Përshendetja nga klubi i Taekwondo-së Ulqini.
 


Kampionati i Malit të Zi në Taekwondo për seniorë

Të shtunën me datë 18 prill 2010 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të taekwondo-së në kategorinë superiore ajo e seniorëve, në të cilin garuesit e KT Ulqinit u kurorëzuan me 6 medalje, prej tyre 3 medalje të argjendëta dhe 3 medaljetë bronztë . Në këtë Kampionat Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” u paraqit me 7 garues.
Arben Kollari, Besnik Shata, Artan Zenuni, Adnan Hasa, Allmedin Suka, Adrian Zenuni dhe Arijeta Zati.
Nënkampion të Malit të Zi nga KT Ulqini u shpallën Arijeta Zati, Artan Zenuni dhe Besnik Shata të cilët u kurorzuan me medalje të Argjendët, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzuan Allmedin Suka, Arben Kollari dhe Adnan Hasa.

“Kjo është edhe një arritje e shkëlqyeshme e klubit të taekwondo-së Ulqini në kategorinë më të lartë mbi 18 vjeç apo kategoria e seniorëve. KT Ulqini edhe pas këtij kampionati vazhdonë me pregatitjet e rregullata me përfaqësuesen e Malit të Zi ku së shpejti do të mahet edhe kampionati europianë dhe për këtë kampionatë kërkohet një pregatitje e pçosaçme shpresojmë se edhe nga klubi ynë do të ketë garuesë të cilët do ta përfaqësojnë Malin e Zi. Falenderojmë prindërit dhe Tapacir Kurtin të cilët na mundësuan pjesmarrjen në kët kampionatë, poashtu falenderojmë të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona si dhe fansat tanë. Përshendetje të gjithve.

 

MILLENIUM OPEN 2010 VRSAC

Gjatë fundjavës që lamë pas në Serbi u mbajt turniri ndërkombtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së, MILLNIUM OPEN V  2010
Në këtë turnir morën pjesë 8 shtete, 32 klube me rreth 400 garues.
Në këtë turnir mori pjesë  edhe përfaqësuesja e Malit të Zi e cila u paraqit me 14 garues nga klubet e ndryeshme ne Malt të Zi.
Nga selektori I Mali tët Zi për kategorin e seniorëve nga klubi I Taekwondo-së Ulqini ishin të ftuarë  4 garuesë  si ; Arijeta Zati, Besnik Shata, Artan Zenuni dhe Arben Kollari I cili për shkak lëndimit nuk pati mundësi që te marrë pjesë në këtë turnir.
Garuesit e klubit të Taekwondo-së Ulqini treguan sukses përsëri në arenen ndërkombëltare të cilët  u kurorzuan me dy medalje.
Garuesja Arijeta Zati u kurorzua me  medaljen e argjendët e cila edhe njëher dëshmoj efikasitetin e saj si dhe kvalitetin,  njëherit ajo  arrinë të fitoj tri gara ndërsa në finale humbë nga përfaqësueja e Kroacisë. Ndërsa garuesi I dytë nga klubi I taekwondo-së Ulqini I cili u kurorzua me me mdalje ishte Besnik Shata i cili fiton një garë dhe humb garën e dytë nga garuesi Boshnjak dhe me këtë ai shpërblehet me medalje të bronzit. Garuesi i tretë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini ishte Artan Zenuni i cili nuk arriti të kurorzohet me medalje pasi që konkurrenca ishte tejet e lartë dhe e fortë.
Me këtë garë garuesit e klubit të taekwondo-së Uqlini dëshmuan për kvalitetin e tyre e cila do t’iu shërbej për pjesmarrjen në kampionatin europian. Trajneri Dushku deklaron: Garami I garuesve tane ishte shumë I mire dhe me këtë treguam kvalitet para selektorit Rade Vuletiq I cili e vlersoj kandidaten Arijeta Zati. Jemi në pregatitje maksimale për kampionatin europian I cili mbahet në muajin maj në Rusi.
Shpresojmë së edhe nga klubi I taekwondo-së Ulqini do të kemi garues të cilët do ta përfaqësojnë Malin e Zi në këtë kampionat shumë të rëndësishëm për klubin tone e poashtu edhe për qytetin tone. Falenderojmë federaten e Malit të Zi I cili mundësojë pjesmarrjen e garuesve tanë në këtë turnir dhe poashtu falenderojmë prindërit për përkrahjen e tyre.

 

Open Dalmatija Kup Split 2010


Të shtunën me datë 27.02.2010 në Split u mbajt turniri internacional “Kupa e Dallmacisë” për kategorinë e kadetëve, kadetët e rinjë dhe junior gjegjësisht planeta e fëmijëve në kupën e dallmacisë. Turniri ishte i nivelit europian ku në secilën kategori janë paraqit mbi 25 garuesë, nuk munguan as përfaqësuesja e Kroacisë, Hungarisë, Çekisë, Italisë etj. Në këtë turnir morën pjesë 12 shtete, 44 klube me 430 garues. Konkurenca ishte e fortë dhe rruga deri te medalje ishte e gjatë.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini në këtë turnir u paraqit me tetë garues si:
Mersudin Kurti, Sulejman Murati, Adriana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq, Medina Kanaqi, Artan Fici, Izedin Kurti, Rinor Jahja.
KT Ulqini fiton 4 medalje në arenën ndërkombëtare, dy medalje të argjendëta dhe dy medalje të bronzëta.

Me medalje të argjendëta u shpërblyen Mersudin Kurti dhe Sulejman Murati, të cilët fituan katër luftëra për të humbur në luftën e pestë gjegjësisht në finale.
Me medalje të bronzet u shpërblyen, Adriana Karamanaga e cila fiton dy luftëra, dhe Izedin kurti i cili poshtu fiton dy lufta.

 

Për më tepër kryetrajneri Fikret Dushku shprehet,
Gara vërtet ishte e një kvaliteti të lartë dhe kështu edhe ne u paraqitëm me një numër të vogël të garuesve si zakonisht mungesa e mjeteve finaciare dhe kriza e cila ka kapluar vendin tone po ndikon negativ edhe ne rezultatet e sportit,
Mirpo ne jemi përcaktu në disa gara që kanë kvalitet më të lartë, ndërsa kupa e Dallmacisë pikërisht ishte garë e kvalitetit të lartë, arritëm 4 medalje të cilat kanë shumë rëndësi për klubin tone, ajo çka mësë shumti e ngritë këtë rezultat është numri i pjesëmarrësve të cilët në një kategori ka pasur 25 deri në 30 garues çka tregon se rruga deri te medalja është e gjatë. Ndërsa suksesi me i mirë është fitorja e 4 luftërave të Mersudin Kurtit dhe Sulejman Muratit të cilët patën një paraqitje të mirë, për të arritur 4 fitore në një garë të këtij niveli duhet pregatitje e lartë psiqike.
Falenderoj prindërit e nxënësve për pjesmarrje si dhe Ismet Mustafën për mundësimin e pjesmarrjes tonë në këtë garë.

 

 

Pantera Open Zagreb

Taekwondo Ulqini sjell 17 medalje dhe 3 kupa nga arena ndërkombëtare, ndërsa Adriana Karamanaga shpallet garuesja më e mirë e turneut në kategorin e kadetëve.

Të shtunën me datë 30.01.2010 në Zagreb u mbajt turniri internacional “Pantera open Zagreb” në tri diciplina, për gara, forma dhe teknika. Në këtë turnir morën pjesë 10 shtete, 43 klube me 460 garues. Turniri ishte i një niveli të lartë me një konkurencë të fortë.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini e fillon sezonin e parë të vitit 2010 me suksesë të lartë si zakonisht në arenën ndërkombëtare i cili mori pjesë me 9 garues dhe konkuroj në tri diciplina.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini arritë këtë rezultatë:
Bilanci i medaljeve:  gjithësejt 17 medalje të fituara. Prej tyre, 6 të arta;  5 të argjendëta;  6 të bronzëta dhe 3 kupa.
Shkëlqejnë  garuesit e KT Ulqini me nga tri medalje të fituara si : Adrijana Karamanaga, Artan Zenuni, Mersudin Kurti dhe Rinor Jahja.
Adrijana Karamanaga kurorzohet me dy medalje të arta, një të argjendë dhe fiton kupën si garuesja më e mirë e turneut në kategorin e kadetëve.  
Bilanci i medaljeve sipas diciplinave:
1. Në diciplinën e garave :
Me medalje të artë u kurorzuan: Adriana Karamanga, Arben Kollari.
Medalje të argjendë fitoi: Mersudin Kurti Artan Zenuni.
Medalje të bronzë fituan: Rinor Jahja, Artan Fici, Arijeta Zati, Allmedin Suka.
2. Në diciplinën e Formave (poomsae):

Medalje të artë fituan: Rinor jahja, Mersudin Kurti.
Medalje të argjendë fituan: Adriana Karamanaga dhe Artan Zenuni.
Medalje të bronzë fitoi: Izedin Kurti.

3. Në diciplinën e Teknikave:

Medalje të artë fituan: Adriana Karamanaga dhe Artan Zenuni.
Medalje të argjendë fitoi: Mersudin Kurti.
Medalje të bronzë fitoi: Rinor Jahja.
 Në rënditjen e përgjithsme klubi i Taekwonso-së ulqini  fiton kupën e vendit të dytë në diciplinën e Formave dhe kupën e vedit të tretë në diciplinën e teknikave.
Ndërsa kupa e tretë i shkonë garueses nga KT Ulqini Adriana Karamanaga e cila vlerësohet si garuesja më e mirë e tunneut në diciplinën e kadetëve.

 

Klubi i Taekwondo-së Ulqini përfundon vitin 2009 me suksesin më të lartë.

Në villen “Gorica” në Podgoricë nga komiteti olimpik i Malit të Zi u bë ndarja e çmimeve për sportistët më të mirë për vitin 2009, si dhe ndarja e bursave për sportistët me suksese më të larta. Çmimet u ndanë nga kryetarai i komitetit olimpik në Mal të Zi, z. Dushan Simonoviq. Arijeta Zati garuesja nga klubi i Taekowndo-së Ulqini fitonë bursen e cila shpërblehet si garuesja më e mirë  në sportin e Taekwondo-së për vitin 2009. Ajo me rezultaten e arritura gjate këtij viti arrinë të jetë në mesin e garuesve të cilët fituanë bursen për vitin e ardhshëm 2010. Të ftuarë në këtë manifestin ishin garuesja e lartëpërmendur Arijeta Zati si dhe kryetrajneri i klubit të Taekowndoëse Ulqini Fikret Dushku.

Ndersa federate e Taekwondo-së së Malit të Zi zyrtarishtë shpallë edhe për këtë vit sportistët si dhe klubet më të sukseshëm dhe më të mirë. Klubi i Taekwondo-së Ulqini shpërblehet me tre çmime:
Çmimi i parë Arijeta Zati vlerësohet sportistja më e mira dhe më e sukseshmja në kategorin e juniorkave.
Çmimi i dytë: Mersudin Kurti poashtu vlerësaohet si sportisti më i mirë dhe më i sukshëm për vitin 2009 në kategorinë e kadetëve.
Ndërsa çmimi i tretë dhe më i larti: Klubi i Taekwondo-së Ulqini vlerësohet si klubi më i mirë dhe më i sukseshmi për vitin 2009.

Gjithashtu edhe në Ulqin në shtëpin e kulturës nën organizimin e komunës së Ulqinit u bë ndarja e çmimeve për sportistët e qytetit tonë. Klubi i Taekwondo-së Ulqini merr 4 çmime.  Nga klubi i Taekwondo-së Ulqni garuesi Mersudin Kurti vlerësohen si sportisti më me perspektiv, ndërsa Besnik Shata garuesi më i mirë. Klubi i Taekwondo Ulqini fiton çmimin si klubi më me perspektiv i qytetit tonë, dhe kryetrajneri Fikret Dushku shpërblehet poashtu më një mirënjohje si trajneri i cili punon me grupmoshat e reja.
Më këtë përfundon një vit shumë i sukseshëm për klubin e Taekwondo-së Ulqini për qytetin e Ulqinit si dhe për sportin e Ulqinit.

Lajme nga Klubi i Taekwondo-de Ulqini 28.12.2009  

 

Taekwondo Ulqini
Kupa e Malit te Zi 2009 per pioner, kadet, junior, dhe senior.

Klubi i Taekwondo-se Ulqini u paraqit me 35 garues.  Rezultatet e arritura jane:  Renditja e pergjithshme ne kategori:

4- kupa: Kupa e vendit te pare ne kategorit: Pioner, Kadet Junior, ndersa ne kategorin e senioreve i takoj kupa e vendit te trete.  Bilanci i medaljeve, gjithsejt 31 medalje. 14 medalje te arta, 12 te argjendeta, 5 te bronzeta. 
Ndersa ne renditjen e pergjithshme klubi i Taekowndo-se  Ulqini zuri vendin e pare duke fituar trofeun e kupes se Malit te Zi.
Falenderojme Sponsoret tane: Tepacir Kurti, Cungu & Co, Primus Electronics, Autoservis Millenium, Gragja Commerce, si dhe prinderit te cilet na mundesuan pjesmarrjen tone.
Perzemersisht i pershendesim te gjithe fansat tone si dhe te gjithe ata qe na perkrahin ne rezultatet tona.

Ju faleminderit te gjithve, suksese ne hapat e jetes.

 

Taekwondo turniri ndërkombëtar “Mostar Open 2009”

Klubi I Taekwondo-së Ulqini gjatë kësaj fudjave mori  pjesë në turnirin ndërkombëtar “Mostar Open” për kategorin shkollore, kadetët e rinjë dhe për kategorinë e kadetëve.

Klubi I Taekwondo-së Ulqini vijon me suksesin e radhësë në rangun ndërkombëtar duke fituarë 9 medalje  në Mostar.
Turniri ishte I nivelit rajonal kryesisht për kategorine e voglushëve ku karakteristik e këtij turniri është se në secilën kategori ka pasur 15 deri në 20 garuesë çka nënkupton se për secilën medalje është dashur që të arrin së paku dy apo tri fitore.
 Në të  u  paraqiten 5 shtete, 35 klube dhe 430 garues , shtetet pjesmarrse ishin
 Bosna, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia.

Klubi I Taekowndo-së Ulqini u paraqit me 14 garues dhe për shkaqe shëndetsore nuk arritën të paraqiten me një numër edhe më të madhë. Garuesit pjesëmarrës ishin:

Mersodin Kurti, Rinor Jahja,  Medina Kanaqi, Nuri Kanaqi, Amina Kanaqi, Bojan Vladisavljeviq  Esad Kraja, Alldina Zhygjeli,  Raif Bilali, Sulejman Murati, Shukri Bakalli, Izedin Kurti,  Adelisa Muslijeviq, Artan Zenuni,


 Bilanci i medaljeve për KT Ulqinin në këtë turnirë: një  medalje e arta, tri  medalje  të argjendëta, dhe pesë   bronzëta.

Me medalje të artë u kurorzua.
Alldina Zhygjeli e a cila arrinë të fitoj tri luftëra.   

Ndërsa me medalje të argjendëta u kurorzuan:
Adelisa Muslijeviq, Medina Kanaqi dhe Artan Zenuni në Diciplinën e Formave.

Dhe me medalje të brozët u kurorzuan:
Esad Kraja, Sulejman Murati, Mersodin Kurti, Raif Bilali, dhe Izedin Kurti.

Për më tepër  kryetrajneri Fikret Dushku shtonë:
Edhe pësr shkak vështirsive financiare arritëm ta kalojmë edhe një gare ndërkombëtare, mirpo ajo cka më së tepërmi  na jep vullnet dhe shpresë është suksesi  në arenën ndërkombëtare e cila vit për vit  rritet  gradualisht dhe kjo na bën krenarë që të paraqitemi sa më tepër në këto gara.
Me këtë rezultat klubi i KT Ulqinit arrin në 63 medalje ndërkombëtarë për vitin 2009. Falenderojmë sponsorët që kontribuan për klubin tanë. Tepacir Kurti, Cungo & Co, Primus Electronics, Gradja Commerc.

 

 KOSOVA OPEN 2009

Klubi I Taekwondo-së Ulqini vijon me suksesin e radhësë në rangun ndërkombëtar duke fituarë vendin e parë në rënditjen e përgjithshme.
Gjatë kësaj fundjave në prishtinë u mbajt turniri ndërkombtarë “KOSOVA OPEN 2009”

Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 25 garuesë, bilanci i medaljeve për klubin e Ulqinit ishte, 11 medalje të arta, 6 të argjendëta, 5 të bronzëta, gjithsejtë 22 medalje të fituara dhe dy kupa.
Në rënditjen e përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini zuri vendin e parë të cilët arritën të grumbullojnë 96 pikë në krahasim me vendin e dytë  të cilët nuk shkuan mëtepër se  54 pikë dhe kështu  Ulqini dukshëm ishte në përparsi duke fituar edhe kupën e këtij turniri. 

Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini me medalje të arta u kurorzuanë:
Nail Karamanaga,  Izedin Kurti,   Ardiana Karamanaga,  Medina Kanaqi,  Shukri  Bakalli, Mersudin Kurti,  Adelisa Muslimi,  Arijeta Zati, Besnik Shata, Artan Zenuni,  dhe Arben Kollari.

Medaljet e argjendëta i fituan:
Amina Kanaqi,  Bojan Vladisavljevic, Alldina Zhygjeli, Artan Fici, Amir Suka, dhe Allmedin Suka.

Ndërsa me medalje të bronzeta u kukrorzuan këto garues:
Nuri Kanaqi, Rinor Jahja, Sulejman Murati, Ali Hasa, Raif Bilali.

Garuesi Arben Kollari vlersohet si garuesi më i mirë i turneut në kategorinë e seniorëve, ndërsa garuesi Shukri Bakalli vlerësohet si garuesit më i mirë i turneut në kategorinë e kadetëve.

Udhëheqësia e klubit të Taekwondo-së Ulqini e vlerësojnë rezultatin e arritur duke iu falenderuar kryetrajnerit të këtij klubi Fikret Dushku i cili edhe për kundër vështirësive me përpikmëri dhe punë intenzive oragnizoi si dhe udhëhoqi ekipin e Ulqinit drejt fitores, dhe me këtë klubi i taekwondo-së Ulqini rritë numrin e medaljeve ndërkombtare duke e çuar në 54 medalje të fiatuara ndërkombtarrisht gjatë vitit 2009. Falejnderojmë sponsorin kryesor Tepacir Kurti dhe Kallaba kompani e në veçanti prindërit e garuesve të cilët na mundësuan pjesmarrjen në këtë turnir.

 

 

Përfaqësim i sukseshëm i garuesve nga KT “ULQINI”  ne kampionatin Ballkanik

Me datë 26-27.09.2009 u mbajtë  kampionati  ballkanik për moshën deri 21 vjeç dhe për  kadet, kampionati u mbajt në Turqi në qytetin e Bursasë.
Në këtë kampionatë morën pjesë 10 shtete 237 garuesë  e në mesin e tyre edhe përfaqësuesja e Malit të Zi.
Përfaqësuesen e Malit të Zi e përbënin:  udhëheqësi i grupit  Nikollë Gegaj,  selerktori:  Rade Vuletiq dhe trajneri:  Fikret dushku
Në përbërjen e përfaqësuesesë së Malit të Zi  ishin të ftuarë pesë garuesë nga klubi i Taekowondo-së “Ulqini” nga Ulqini. Garuesit e KT Ulqint ishin: Arben Kollari, Arijeta Zati, Besnik Shata, Adriana Karamanaga, Mersudin Kurti.
Përfaqësuesja e Malit të Zi u kurorzua me pesë medalje dhe nje kup, prej tyre një e artë dhe katër të bronzëta.
Prej garuesve të KT Ulqinit të sukseshëm ishin: Besnik Shata, Adriana Karamanaga dhe Mersudin Kurti të cilët u kurorzuan me medalje të bronzëta, ku të tre garuesit arritën të fitojn nga një garë ndërsa humbjen e përjetuan nga garuesit Turk.
Në klasifikim të përgjithshëm përfaqësuesja e Malit të Zi i takoj kupa e vendit të tretë në kategorinë e kadetëve.
Njëherit ky ishte edhe kontributi i garuesve të KT Ulqinit në sportin olimpik të taekwondo-së për shtetin e Malit të Zi dhe për qytetin e Ulqinit.
Për udhëheqjen e klubit tonë është një rezultat shumë i arritur dhe i vlerësuarë e poashtu i rëndësishëm pasi që në këtë kampionatë ishte nikoqir shteti i Turqisë i cili është një ndër shtetet më dominate në botë për sportin olimpik te Taekwondo-së thotë trajneri i KT ulqinit Fikret Dushku.
Udhëhesia e klubit të taekwondo-së Ulqini i vlerëson tri medaljet e arritura në mënyre zyrtare me përfaqësuesen e Malit të Zi  ku nxënësit tanë me dinjitet e prezantuan qytetin tone dhe poashtu lajmërojnë se prej nëntë garuesve të cilët përfaqësuan Malin e Zi në kampionatin Ballkanik, pesë prej tyre ishin pikërisht garuesit nga klubi i taekwondo-së Ulqini dhe kjo është edhe një medalje për klubin e Ulqinit, momental klubi i taekwondo-së Ulqini numëron tetë garues në përfaqësuesen e Malit të Zi  ato janë; prej  kadetëve: Adrijana Karamanaga, Medina Kanaqi, Mersudin Kurti dhe Artan Fici, prej Juniorëve: Arijeta Zati, Besnik Shata, ndërsa prej Seniorëve Arben Kollari dhe Artan Zenuni kjo padyshim që tregon punën serioze e klubit të taekwondo-së Ulqini të cilët arritën që për pesë vite eksperiecë të kënë tetë garuesë që mbrojnë ngjyrat e Malit të Zi e njikohësosht edhe ngjyrat e komunës sonë Ulqinit. Organizimi ishte i nivelit të lartë  ku prezent ishte edhe Presidenti i federates botërore poashtu edhe ai i federates europiane të cilët e vlersuan të sukseshme kampionatin ballkanik i cili shtoi se edhe më tutje sporti i Taekwondo-së do të mbetet në shtëpin më të madhe të sportit botërorë OLIMPIADË.

Debutim i sukseshëm i klubit të Taekwondo-së Ulqini në sezonit e dyte të vitin 2009

Gjate kesaj fundjave në sportin olimpik të Taekwondo-së  u mbajtë turniri ndërkombëtarë   Kroaci “Korçulla Open Croatia”

Në këtë turnir internacional u paraqiten gjithësejt  tetë shtete me 357 garuesë, në mesin e tyre ishte edhe klubi i qytetit tone klubi i taekwondo-së Ulqini.
Bilanci për klubin e Taekwondo-së  Ulqini në këtë turnirë ishte shumë i sukseshëm të cilët arritën  të grumbullojë gjithësejt  11 medalje në rangun ndërkombëtarë, dhe me këtë e çon  në 26  numrin e madaljeve ndërkombëtarë për këtë vitë.
Prej tyre:  tri të arta, gjashtë të argjendëta dhe dy  të bronzëta.

Me nga dy medalje u kurorzuanë:
1. Mersodin Kurti:  medalje e artë në diciplinën e formave,  dhe e argjendë në dyluftim.
2. Esad Kraja:  medalje e argjendë në dyluftim, dhe e bronzët në diciplinën e formave.
3. Nuri Kanaqi: Medalje e artë ne diciplinën e formave, dhe argjendët në dyluftim.
4. Rinor Jahja: Medalje e artë në dyluftim  dhe e argjendët në diciplinën e formave.
5. Adriana Karamanaga: medalje e bronzët në dyluftim
6. Medina Kanaqi: medalje e argjendët në diciplinën e formave dhe
7. Besnik Shata: medalje e argjendët në dyluftim.

Ajo çka është më kryesorja janë sponsorët  tanë të cilët na e mundësuan pjesmarrjen tone në këtët turnirë si dhe prindërit e nxënësve dhe mendojë se nuk i kemi zhgënjyerë. Në emër të klubit të Taekwondosë Ulqini i falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për këta sportitstë të rinjë e të talentuarë.

Falenderojmë: sponsorin kryesorë Tepacir kurti, Cungu & co, Primuselectronic, Restoran korona dhe pansion Panorama ju urojmë suksese në punëm e tyre.

Kampionati botëror i cili do të mbahet në Kopenhagen të Danimarkës këtë vitë, WTF-fi ka vendosur që këtë botëror të përdorë mbrojtëset electronike të firmës LaJust. Aprovimit  është marr me 12 qershor në Baku të Azerbejxhanit.

Make a Free Website with Yola.