Taekwondo club Ulqini


 

BREZET NË TAEKWONDO

 

 

Ngjyrat e brezeve (shiritave) në Taekwondo shërbejnë për të shenuarë dallimin e dituris së nxënësve ndërmejt tyre. Secila ngjyrë ka domëthënie simbolike dhe ngjyra e brezit apo shiritit ndërrohet sipas dituris (dijes, të mësuarit) që nxënësit arrijnë.

 

Brezi i Bardhë:

Simbolizon lindjen dhe virgjërin, fillimin. Nxënësi me brez apo shirit të bardhë nuk ka asnjifarë diturie, por ka dëshirë të mësojë.

 

Brezi Verdhë:

Paraqet diellin, pa dritën e të cilit toka nuk do të mundë të lulëzonte. Dielli ndriçon mbi farën dhe rrezet e tija i japin fuqi për tu rritur. Nxënësit me brez (shirit) të verdhë fitojnë rrezen e parë të diturisë.

 

Brezi i Gjelbërtë:

Simbolizon rritjen e farës, rrugën e saj kah dielli në të cilin ajo zhvillohet në bimë plotësisht të zhvilluarë. Nxënësit me brez (shirit) të gjelbërtë mësojnë  ti zhvillojnë teknikat themelore.

 

Brezi i Kaltërtë:

Paraqet kaltërsinë e qiellit, qielli drejt të cilit bima rritet dhe anon. Nxënësit me brez (shirit) të kaltërt lëvizin sikur bima që përparon drejtë cakut. Në të njëjtën mënyrë siç ushqehet bima me dritë, ashtu edhe nxënësi ushqehet me dituri.

 

Brezi Kuq:

Paraqet nxehtësin dhe fuqin e diellit. Nxënësi me shirit të kuq ka bërë një përparim (lëvizje) të madhe duke mbledhur një pjesë të madhe të diturisë. E kuqja poashtu paraqet rrezikun dhe nxënësit në këtë shkallë duhet të mësojnë të jenë të kujdesshëm duke pasur parasysh se dituria e tyre po rritet.

 

Brezi i Ziu:

Simbolizon terrin i cili qëndron pas diellit. Është e kundërt me të bardhën dhe paraqet pjekurin si dhe përvetësimin. Në këtë nivel nxënësi sipas moshës mundë të filloj të mësojë të tjerët.

 

Taekwondo Center  “Ulqini”

Fikret Dushku III Dan Kukkiwon

 

Make a Free Website with Yola.