Taekwondo club Ulqini


 

POOMSAE TAEGEUK

 

 

Poomsae apo format paraqesin një pjesë të rëndësishme në të gjitha shkathësitë luftarake.

Ato jan demonstrime dyluftimesh me strukturë të veçantë dhe me kundërshtarë të imagjinuarë, në të cilat shfaqen mbrojtjet dhe kundërsulmet e kundërshtarëve me më shumë  sulmues nga të gjitha anët.

Eksistojnë dy aspekte shumë të rëndësishme të formave të cilat duhen të merren parasysh gjatë ushtrimit të tyre, ai fizikë dhe ai shpirtëror.

  • Aspekti shpirtëror ka të bëjë me gjedjen e mendjes gjatë kohës së shfaqjes së teknikave fizike.
  • Aspekti fizik nënkupton mënyrën se si shfaqen teknikat qëndrueshmërin, fuqinë, shpejtësinë dhe barazpeshën (ekujlibrin).

Që të përfitojmë nga ushtrimi i këtyre formave, që të dy këto aspekte duhet të jenë në harmoni.

Në Taekwondo ekzistojnë format Taeguk dhe Dan. Format Taeguk ushtrohen me qëllim të përparimit në Kupa (9 -1), prej brezit të bardh e deri te brezi i kuqi i lartë, ndërsa format Dan i shfaqin ata që kanë brezat e zi (1-9 dan).

Të gjitha format duhet të punohen me fuqinë dhe koncentrim maksimal, gjë që arrihet me ushtrim dhe këmgulësi.

 

Domethënia e fjalës Taegeuk:

TAE – Madhësia

GEUK – E përhershmja

 

 

1. TAEGEUK  IL XHAN

 

Paraqet simbolin e “KEON-it” njëri nga 8-të Kwaes-at (shenjat e profecisë) të shtetit Korean që do të thotë Qielli dhe Drita”. Taegeuk Ilxhan në trajnimin e Taekwondo-së simbolizon fillimin e artit të Taekwondo-së. Kjo formë përmbanë lëvizjet themelore dhe karakterizohet apo dallohet me lehtësi gjatë ekzekutimit të formës.

 

 

2. TAEGEUK I XHAN

 

Simbolizon “TAE-në” njërin nga 8-të shjenat e profecisë së shtetit Korean, që do të thotë “Kënaqësi”(gëzimin dhe lumturi). Ka të bëjë me fuqinë e mbrenshme dhe butësinë e jashtme të mendjes. Gjatë ekzekutimit të kësaj forme të gjitha lëvizjet shfaqen me butësi, por me fuqi.

 

  

3. TAEGEUK SAM XHAN

 

Simbolizonë “RA-në” i cili paraqet “Zjarrin dhe Diellin”. Zjarri jep dritë, nxehtësi, entuziazëm dhe shpresë. Kjo formë duhet ta trimërojë atë i cili e ekzekuton këtë formë, ashtu që të ndërtojë apo të formojë kuptim për drejtësi dhe zjarrtësi (ashpërsi) në trajning apo ushtrim.

 

 

4. TAEGEUK SA XHAN

 

Simbolizon “JI-nin” i cili paraqet “Vetëtimën  apo Rrufenë”. Ky shenjë ka domethënien e fuqisë së madhe dhe të dinjitetit. Njerëzit frigohen nga rrufeja dhe bubullimat. Principet e JI-nit të drejtojnë kah ajo që duhet të sillemi qetë dhe trimërishtë nëse ballafaqohemi me rrezikun dhe frikën, dhe se pas asaj qielli do të kthjellet dhe do të dal drita e diellit.

Me rastin e shfaqjes së kësaj forme duhet të tregohet mendje e kthjellët (e pastër) dhe qëndrim trim.

 

5. TAEGEUK OO XHAN

 

Simbolizon “SEON-in” i cili paraqet “Erën” që do të thotë  fuqi e madhe dhe qetësim, ashtu si kurse është edhe era, nganjeherë e fortë siç është tornadoja, e nganjëher e lehtë siç është era pranverës. Era simbolizon qetësin e mendjes. Lëvizjet duhet të shfaqen në butësi, ngadal por me krenari e pastaj fortë dhe shpejtë.

 

6. TAEGEUK JUK XHAN

 

Simbolizon “KAM-in” i cili paraqet “Ujin” që do të thotë rrjedhë e pandërprerë dhe freski e butësi.

 

7. TAEGEUK ÇIL XHAN

 

Simbolizon “KAN-in” i cili paraqet “Malin” që do të thotë të menduarit dhe fortësinë.

 

 

8. TAEGEUK PAL XHAN

 

Simbolizon “KON-in” i cili paraqet “YIN-in” dhe “Tokën – Dheun”  që do të thotë “Rrënjë” dhe “Banim” e poashtu edhe “Fillimi dhe Mbarimi”. Kjo është e fundit nga 8-të format Taegeuk.

 

 

Taekwondo Center

 “Ulqini”

Përktheu,  Fikret Dushku

 

 

Make a Free Website with Yola.