Taekwondo club Ulqini


FILOZOFIA E TAEKWONDO-SË

 

  1. Taekwondo-ja nuk është vetëm ushtrim në sallë.
  2. Mbaje në mend, Taekwondo-ja fillon dhe mbaron me përshendetje.
  3. Kurr mos sulmo i pari.
  4. Përcille rrugën e drejtësisë.
  5. Njihe së pari veten pastaj do ti njohësh të tjerët.
  6. Shkathtësia teknike është vetëm mjet për realizimin e zhvillimit shpirtëror.
  7. Liroj mendimet tuaja.
  8. Fatkeqësia është pasojë e përtacisë (dembelisë)
  9. Taekwondo-ja është ushtrim i mirfilltë.
  10. Taekwondo-ja është si uji i ngrohtë, nëse nuk e ngrohë vazhdimisht ajo do të ftohet.
  11. Mos mendo në atë se duhesh të fitosh, por mendo në atë se nuk duhet të humbasësh.
  12. Fitorja varet nga aftësia për ti dalluar vendet e ndieshme të kundershtarit nga ato te pandieshme.
  13. Lëviz varsisht nga kundershtari.
  14. Mendo për duart dhe këmbët e kundershtarit si armë shumë të fuqishme.
  15. Fillestari dueht të jetë gjithnjë i gatshëm, ndërsa studenti përparimtarë duhet të jetë i natyrshëm.
  16. Pomsa është një, ndërsa dyluftimi i  vërtet është diçka tjetër.
  17. Bëhu kreativ gjatë gjithë kohës
  18. Nën mësuesin e fortë, nuk ka nxënës të dobët.
  19. Durimi është ballzam për të gjithë dhimbjet.
  20. Dituria është dielli i shpirtit, përsëritja është nëna e dijes, në fëmijëri mëson, në rini e zbaton, në pleqëri i mëson të tjerët. (Në përgjithsi)
  21. Kush gabon e kupton dhe mëson.

 

TEKNIKAT E TAEKWONDO-SË

 

Teknikat e Taekwondo-së janë forma motorike elementare, (pozitat) lëvizjet të paramenduara luftarake dhe njëkohësisht përbërës të të gjitha formave të taekwondo-së. Teknika duhet të demonstrohet si një tërësi e pandashme e integruarë, me lëvizjen e tërë trupit.

Përsosmëria teknike nuk do të thotë se është mbizotëruar teknika, sepse vetëm e kombinuarë me energjinë mentale ajo përsoset. Çdo teknikë e taekwondo-së me ciklin e vet, ka fazën përgatitore, fazën e reagimit dhe fazën përfundimtare.

Goditja e fazës përfundimtare duhet të mbarohet me KI – AP.

 

Ki – nënkupton energjinë vitale

Ap – nënkupton barazpeshën dhe harmonin      

 Mjeshtër i Taekowndo-së:

Fikret Dushku  III dan Internacional

 

 

 

Make a Free Website with Yola.