Taekwondo club Ulqini


 

TAEKWONDO

 

TAEKWONDO  është shkathtësi e mundjes (luftarake), e cila rrjedhë nga Korea, pra TAEKOWNDO-ja me origjinë është nga KOREA.

Në kuptimin etimologjikë TAEKWONDO do të thotë mjeshtri luftarake me këmbë dhe duarë.

Taekwondo në përkthim të lirë mundë ta përkthejmë MJESHTRI E LUFTIMIT ME DUAR DHE KËMBË.

 

TAE – dmth. këmba (goditjet me këmbë)

KWON – dmth. grushti (goditjet me dorë)

DO – dmth.  mendja, rruga, mënyra, (metodologjia)

 

Nuk duhet ta kufizojmë Taekwondo-në vetëm si “mjeshtri e duarve dhe këmbëve” pasi që Taekowndo-ja është edhe diciplin shpirtërore, rekreacion i përkryer, e sot edhe sport modern olimpik me rregullat e veta të rrepta ndaj garuesve.

 

TAEKWONDO burimishtë do të thotë “Mjeshtri e dyluftimit me duarë dhe këmbë” dhe paraqet metodën e përdorimit të të gjitha pjesëve të trupit në dyluftim me një apo më shumë kundërshtarë, metodë kjo e themeluarë (mbështetur) në përvojë dhe shkencë, e këto shkathtësi arrihen nëpërmjet trajnimit intensiv fizik dhe psikik. Kjo është mënyrë e pakrahasushme e dyluftimit në ditët (botë) e sotit.

Taekwondo-ja dallohet me teknikat e veta si një mori goditjeshë të llojllojshme apo të ndryshme, si dhe  bllokime të cilat ekzekutohen me këmbë dhe duar, e në veçanti janë të zhvilluara teknikat e këmbës si dhe teknikat e këmbës në kërcim, prej të cilëve ky sport, veçohet në botë si një ndër sportet që më së shumti përdor teknikën e këmbës.

 

TAEKWONDO është një nga stilet më të njohura botërore të sporteve luftarake, si dhe pjesmarrëse në familjen olimpike që nga viti 2000.

TAEKWONDO, nuk është vetëm se një teknikë e vetëmbrojtjes së paarmatosur. Përmes ushtrimir rigoroz fizik, studentët e këtij arti dëshirojnë ta përsosin veten fizikisht, mentalisht dhe shpirtërisht. Gjersa demonstrimet teknike të saj mundë të shihen, esenca e vërtetë e TAEKWONDO-së nuk mund të shihet, preket, shijohet apo dëgjohet Ajo mundë vetëm përjetohet.

 

Parimet bazë pa njohjen dhe respektimin e të cilave nuk mundë të paramendohet esenca e Taekwondo-së janë:

Lojaliteti ndaj atdheut; respekti ndaj prindërve; respekti ndaj të vjetërve dhe mësuesit; si dhe vendosshmëria dhe këmbëngultësia në dyluftim.

 

Përktheu:
Fikret Dushku

 

 

Make a Free Website with Yola.